Nje shkrim nga Lira Gjika.
Gjyshja e mirë fuqizon lidhjen e fëmijës me nënën dhe nuk zëvendëson nënën por e siguron fëmjijën se nëna e tij e do shumë dhe e ka lënë me atë sepse beson tek gjyshja. Mirë do të ishte që gjyshja ti shpjegonte fëmijës se ashtu si ai, fëmija, ka nënë edhe nëna me babain e tij (gjyshen)
Ajo e falenderon fëmijën, që ai pranon të rrijë me atë, falenderon edhe nënën e fëmijës që ka zgjedhur atë dhe i ka besuar fëmijën e saj.
Realiteti ynë është i dhimbshëm. Gjyshet ashtu siç kanë sakrifikuar për fëmijët e tyre vazhdojnë që të sakrifikojnë dhe për nipërit, por kjo nuk është më e mira që mund të bëjë një gjyshe, ti mund te shijosh gëzimin tek syte e femijeve.
Gjyshe, e para ti duhet te jesh mirënjohëse dhe te ndjehesh e nderuar që nëna e fëmijës ta beson ty fëmijën e saj, qoftë kjo edhe vajza jote, ndaj shihe si vlerësim dhe respekt të thellë. Të ka besuar fëmijën po edhe ti nuk mund të bësh me atë fëmijë si do ti e ashtu si di ti. Ti do të diskutosh gjithmonë me nënën dhe babën e fëmijës për çdo problem.
Gjyshe ju keni dashuri pa fund por mos e keqpërdorni sepse tashme eshtë radha të jeni gjyshe e te shijoni kete etape. Është shumë gje e bukur kur fëmija i vogël të thërret nëna, kur të buzëqesh e kur të zgjat dorën. Këto janë dhurata nga Zoti. Nuk ekzistojnë dhurata më të vërteta se këto. Ndaj mos i çoni dëm, mos i keqpërdorni!