Fituesi i “Big Brother Vip Albania”, Ilir Shaqiri ka deklaruar që nëse Donaldi do ta vazhdonte lidhjen me Borën do të fitonte.
Gjatë një interviste në Top Albania Radio, ai u shpreh se nuk e ka mbështetur asnjëherë lidhjen me Beatrix, pasi nuk besonte te marrëdhëniet që krijoheshin brenda shtëpisë.
Sipas Ilirit, Donaldi ishte shumë i fokusuar te loja, ndërsa Trixa ishte shumë e dhënë pas tij.
“Në qoftë se Donaldi do të kishte qenë inteligjent dhe ta kishte fokusuar veten në situatën me Borën, unë mendoj që do të fitonte. Nuk ndërhyra në raportin e tij me Beatrix sepse nuk kam dashur të interferoj në një lidhje. Donaldit ia thashë që mund ta kishte zhvilluar, mbajtur, interpretuar deri në fund atë që nisi me Borën, por nëse do ta kishte bërë mendoj që publiku do i kishte dhënë atë çmimin që aq shumë dëshironte.
Për sa i përket lidhjes me Trixën, nuk e kam mbështetur sepse nuk mbështes dashuritë që nisin brenda shtëpisë. Por kam shprehur që si ndjesi shikoja një Beatrix supër të dhënë, një Donald shumë të ëmbël në drejtimin e saj dhe nuk kam dashur ta komentoj sepse duke goditur, përdorur, shfytëzuar këtë lloj situate, do të kisha dëmtuar vetveten. Kjo mund të ketë qenë një lloj strategjie që duke mos komentuar lidhjen Donald-Beatrix, u gjenda jashtë komenteve, por në sytë e tyre unë shikoja alkimi. Me daljen e Trixës nisi një lloj krisje. Beatrix është një person shumë i dashur që jepet, Donaldi e kishte mendjen më shumë te loja se te dashuria”, tha fituesi i “BB VIP”