Shume emigrante shqiptare qe prej vitesh punojne dhe jetojne ne Greqi mund te perfitojne tashme nenshtetesine greke
Nga gazeta Shqiptare jepen kategorite e individeve qe kane te drejte aplikimi si edhe ata qe nuk mund te marrin nenshtetesi.
Keshtu qe personat qe nuk jane te pajisur me leje qendrimi ose qe kane leje qendrimi te perkohshme, nuk kane te drejte te aplikojne per nenshtetesi helene.
Por edhe individeve qe kane qene te denuar me shume se 6 muaj burg iu humb e drejta e aplikimit
Aplikimin mund ta bejne te gjithe qe kane mbi 7 vite qendrim te perhershem e te ligjshem ne Greqi dhe qe jane martuar me shtetas grek dhe kane femije me te .
Edhe individët që kanë më shumë se 3 vite qëndrim të përhershëm dhe të ligjshëm nëse kanë një fëmijë në moshë të mitur që ka nënshtetësi greke mund të marrin nënshtetësi.
Përjashtohen nga aplikimi ata që e kanë fituar nënshtetësinë, sepse kanë frekuentuar një shkollë greke.
Për nënshtetësinë helene mund të aplikojnë edhe refugjatët apo personat që janë pranuar si individë pa nënshtetësi nga autoritetet greke, me kusht që të kenë mbi 3 vite qëndrim të përhershëm në këtë shtet.
Të interesuarit mund të klikojnë në faqen zyrtare të Ministrisë së Brendshme greke