Nënë e bijë që kishin ikur nga Siria tre vjet më parë, kanë lindur njëkohësisht, pranë njëra-tjetrës në një spital turk. Madje, djemtë e tyre të porsalindur, Rexhep dhe Taip, i kanë vënë emrin e presidentit aktual turk, Recep Taip Erdoğan.
Nëna siriane Fatma Birinci, 42 vjeç, ka sjellë në jetë fëmijën e saj më 29 shtator, në të njëjtën kohë me vajzën e saj, Gade Birinci, 21 vjeç, në një spital në Konya të Turqisë.
“Kjo është një ngjarje për të cilën nuk kam dëgjuar kurrë”, tha Dr. Erkan Atas, i cili drejtoi operacionin.
Është një lindje “mrekulli”, tha doktori i gjinekologjisë dhe obstetrikës, Naim Unsal. Ai gjithashtu zbuloi se lindjet e mëparshme të nënës u lindën të gjitha me operacion cezarian.
Nënë e bijë, të cilat ikën nga Siria në Turqi tre vjet më parë, në mes të luftës civile të vazhdueshme, morën vesh për shtatzëninë e tyre në të njëjtën javë.
Sipas medias turke të lajmeve Ensonhaber, foshnjat Rexhep dhe Tajip, të emëruar pas presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ishin të dy të shëndetshëm.gatuajshendetshem.com