Nëna sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 66 vjecare

Nëna solli në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 66 vjecare dhe që atëherë ka jetuar me refuzimin publik

Adriana Iliescu nga Rumania, njihet si një nga nënat më të vjetra në botë. Në vitin 2005 ajo mbeti shtatëzënë me metodën e fertilizimit artificial dhe lindi me prerje cezariane vajzën e saj 6 javë më herët sec duhej. Në fillim ajo kishte një shtatëzani me binjakë por fetusi tjetë nuk ia doli dot të kalonte javën e 9 prandaj edhe mjekët vendosën për të mbrotur foshnjën e dytë ajo do të lindte me prerje cezariane 6 javë përpara.

Kështu nëna dhe foshnja Eliza Maria dolën nga spitali e shkuan në shtëpi në gjendje të mirë rreth 6 javë pas lindjes.

Pavarësisht lindjes së suksesshme, Iliescu u përball me polemika për vendimin e saj për të ndjekur mëmësinë. Ekspertët mjekësorë shpjegojnë se procesi mund të kishte qenë i dëmshëm për gruan e moshuar.


“ Mendimi im personal është se ishte krejtësisht e papërgjegjshme dhe nuk duhej të kishte shkuar përpara, ” thotë Richard Kennedy, zëdhënës i Shoqërisë Britanike të Fertilitetit.
Për më tepër, ka shqetësime se Eliza Maria do të humbasë nënën e saj herët në jetë, në varësi të jetëgjatësisë së Iliescu. ” Ka shqetësime etike për një nënë që është mjaft e vjetër për të qenë stërgjyshja e vajzës së saj,” tha Kennedy.

Por ekspertët mjekësorë nuk ishin të vetmit që e shikonin shtrembër vendimin e Iliescut. Kisha Ortodokse Rumune e quajti atë ” egoiste” ndërsa njerëzit pyesnin se si nëna mund të rrisë një adoleshent në të 80-at e saj. Kësaj deklarate Adriana iu përgjigj se lindja e foshnjes është vullnet i Zotit.

THE WORLD’S OLDEST MOTHER ADRIANA ILIESCUA 66-YEAR OLD PROFEESSOR FROM BUCHAREST WITH HER DAUGHTER ELIZA MARIA BOGDANA ILIESCU. Eliza is the daughter of the world’s oldest mother, Adriana Iliescu, a single Romanian woman who gave birth in January at the age of 66 after IVF treatment with donor eggs and sperm. JAN14th 2005.7.4.05 pic DAVID CRUMP.

Iliescu deklaroi atëherë se nuk e shqetësonin aspak këto fjalë e madje tregoi se dëshira e saj për mëmësinë ka nisur qysh herët por nuk ishte realizuar. ” Askush nuk mund të parashikojë të ardhmen. Unë jam një grua normale, si çdo grua që ka një fëmijë .” tha Iliescu.
Ajo u përpoq të bënte fëmijë me burrin e saj, por iu desh të abortonte për shkak të problemeve mjekësore. Pas përfundimit të martesës, ajo u përqendrua në karrierën e saj si profesoreshë universitare dhe autore e librave për fëmijë derisa mbushi 37 vjeç. Në atë kohë ajo donte të provonte të bëhej sërish nënë. Megjithatë, u deshën 20 vjet që trajtimet e nevojshme të fertilitetit të bëheshin të disponueshme në Rumani. Ajo fillimisht filloi trajtimin e fertilitetit në vitin 1995 në moshën 57 vjeçare.

Në vitin 2022, Adriana ishtë 83 vjeç dhe Eliza Marie është 17. Si rezultat i pandemisë, Adriana ka qenë e kujdesshme të izolohej ndërsa Eliza Marie shonte në shkollë. Ajo është një nxënëse e shkëlqyer dhe më e reja në klasën e saj, pasi ka filluar shkollimin në moshën pesë vjeç e gjysmë. Ajo është e vetëdijshme për rrethanat e lindjes së saj, veçanërisht arsyen pse nuk do ta njohë kurrë babanë e saj. gatuajshendetshem.com/