Një lajm i mirë vjen nga Materniteti “Mbretëresha Geraldinë”. Mësohet se familja Gashi nga Durrësi janë bekuar me trinjakë të shëndetshëm.
Lajmi i bukur është bërë me dije nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.
“Gëzim i madh për familjen Bleta nga Durrësi, që gëzohen me trinjakë
Nëna e tyre Iva ka veçse fjalë falenderimi e mirënjohje për kujdesin e jashtëzakonshëm të stafit të Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të tre djemve.”, shkruan Manastirliu.