Në senancën e ndërmjetësimit “Shihemi në Gjyq” në Tv Klan, ku një nënë është lënë në qiell të hapur, është braktisur nga fëmijët e saj dhe asnjë prej 9 fëmijëve nuk pranojnë që ta mbajnë në shtëpi. Tokën prej 33450m2 që ajo kishte së bashku me bashkëshortin, nuk e ka më, ia ka marrë djali Vladimir dhe asnjë prej fëmijëve të tjerë, nuk kanë pjesë. Kështu ka filluar sherri dhe konfliktet në familje. Prezente në këtë seancë ka qenë edhe vajza e zonjës Vide, Majlinda e cila shprehet se nuk i intereson nëse nëna e saj jeton në qiell të hapur dhe se nuk ekziston asnjë mundësi që ajo ta marrë dhe ta strehojë tek shtëpia e saj.
Zonja Vide: Kam ardhur sot këtu se kam një hall, jam nënë e 9 fëmijëve dhe kam ngelur në rrugë të madhe nuk po më mban asnjë njeri. Sot kam thirrur gocën se edhe ajo që më premtoi edhe ajo nuk do të më mbajë. Tani unë nuk di ku të vete.
Nga ana tjetër Majlinda thotë se çfarë thotë nëna e saj nuk është e vërtetë. Sipas saj nëna e saj gjithnjë ka favorizuar djemtë, ndërsa për vajzat nuk ka treguar të njëjtin kujdes. Gjithashtu ajo shton se ka ardhur në seancën e ndërmjetësimit për të kërkuar pjesën që i takon, pasi nëna ua ka shpërndarë vëllezërve të saj.
Zonja Vide: Këta ta kenë për turp që janë bërë gjyshër, unë jam bërë stërgjyshe, janë martuar të gjithë fëmijët, janë të gjithë si pëllumba. Po kjo gjyshe dhe kjo nënë ku rri?
Majlinda: S’më intereson fare,bëj çfarë të duash, unë nuk e mbaj.
Eni Çobani: Majlinda më befason me këtë qetësi dhe gjakftohtësi. S’i mund t’i djetohesh nënës kështu? Është shumë e rëndë. Është hera e parë që unë shikoj një njeri kaq të qetë,që i drejtohet nënës me këtë lloj qesëndie domethënë që nuk të mbaj, as mos më hajde, as mos më dil, po si është e mundur.
Majlinda: Nuk e mbaj, të bëjë çfarë të dojë, të shkojë ku të dojë.
Eni Çobani: Po ku të shkojë?
Majlinda: Në qiell të hapur të rrijë, as më intereson fare, fare, po fare.
Eni Çoban: Po janë festat përpara, ku të rrijë?
Majlinda: Atje të rrijë, të bëjë një bubaç e të rrijë përjashta, sa dua t’ja di fare, të bëjë çfarë të dojë.
Eni Çoban shprehet e shokuar që një fëmijë është kaq i pandjeshëm ndaj prindit të saj dhe për këtë gjë do i shkojë deri në fund kësaj çështje, i premton zonjës Video se do nisë punën që t’i rikthejë pronën e saj.