Një nënë 22 vjecare ishte shtatzënë me femijen e saj të tretë por mjeket i japin një lajm te keq.
Pasi gjatë këtyre viteve ajo nuk kishte ndjer gjë dhimbje në trupin e saj. Por nga shtatzënia mjeket zbuluan se ajo kishte tumor.
Nëna e re e tre fëmijëve nga Thorton shkoi për një ekografi në mënyrë që mjekët të mund të merrnin një pamje më të qartë të mëlçisë së saj kur zbuluan një tumor 10 cm në veshkën e saj të djathtë.
Ajo nuk kishte simptoma dhimbje apo ndonje shqetesim pasi u informua se kishte karcinoma papilare të qelizave renale – një lloj kanceri i veshkave. Ema filloi imunoterapinë, por trajtimi fatkeqësisht nuk funksionoi.
Ajo është shumë e mërzitur nga kjo ngjajre pasi nuk e priste. Kishte shumë plane pasi lindi fëmijn e tretë.
Semundja e saj ishte në heshtje dhe ajo nuk kishte asnjë problem por shtatzenia ja zbuloi të gjitha.
Familja e saj tani ka gjetur një trajtim që shpresojmë se do të funksionojë në favor të 22 vjecares të quajtur terapi me rreze proton. Kjo është më e fortë se radioterapia tradicionale dhe funksionon duke synuar tumorin dhe jo indin që e rrethon. Shpresojme qe ajo te behet e mire shprehen familjaret e saj.