Nena i merr jeten vajzes 14 vjecare diten e sotme

vNjë ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Oristano, Itali. Nëna ka vrarë vajzën e saj 14-vjeçare dhe më pas është hedhur nga dritarja e katit të parë të pallatit ku banonte.

Gruaja 52-vjeçare, Monica Vinci u transportua menjëherë në spital me helikopter, ndërsa gjendja e saj është shmë e rëndë. Ndërsa vajza e vogël, Chiara Carta u gjet e pajetë në tualetin e shtëpisë.

Ishin disa kalimtarë që vunë re gruan dhe njoftuan menjëherë ish-bashkëshortin e saj. në momentin që ka hyrë në banesë ka zbuluar krimin makabër. Vajza pa shenja jete ishte e shtrirë në banjën e shtëpisë në një pellg.

Ajo kishte plagë të dukshme Ende mbeten të paqartë motivet e vrasjes. Gjithçka dihet është që gruaja jetonte me vajzën e saj në apartamentin e katit të parë, nga ku u hodh pasi vrau të bijën.

A.M./ReportTv