ITALI- Nje ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 8 të mëngjesit të sotëm në Celano, në lagjen Santa Maria, komuna e Aquila.
Një nënë 37-vjeçare, është hedhur nga dritarja e shtëpisë së saj teksa mbante në krahë djalin e saj 6-vjeçar. Sipas informacioneve fillestare, gruaja, e cila ndodhej në një situatë stresi psikologjik, mund të jetë hedhur vete.
Nga sa është bërë e ditur, gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa i vogli ka shpëtuar. Menjëherë ka mbërritur ndihma me ambulancën 118 dhe një helikopter që ka transportuar menjëherë fëmijën në spital.
Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e gjetjeve dhe rindërtimin e dinamikës së ngjarjes.