Është ndarë nga jeta nëna e Jozefina Topallit. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-Kryeparlamentarja në një postim në rrjetet sociale.
“Të dashtun miq e dashamirës, Gjoni, Jozefina e Ilda lajmërojnë me dhim bje humbjen e nënës së dashtun. Ngushëllimi më i mirë për ne do të jetë një lutje për shpirtin e Saj. Për shkak të situatës, ceremonia e v ar rimit do të jetë krejtësisht private. Falenderojmë të gjithë dhe ndjejmë afërsinë tuaj në këtë moment dhim bje për familjen tonë”, shkruajti Topalli.
Vetëm dy ditë më parë zonja Topalli kishte postuar një fotografi nga fëmijëria, ku shkruante: “Ne të tre, me nanën!”