GREQI- Një ngjarje ka tronditur Greqinë këto ditë. Një nënë 29 vjeçe, hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë.
Babai i fëmijës ka thene se:“Për ditën e varrimit të tij jam informuar nga një miku im, jo nga të afërmit. I lashë një shënim që thotë: “Vajzës time të dashur, do të të dua përgjithmonë”, së bashku me disa lule dhe një kukull”, tha babai i vogëlushes për Alpha dhe Tlive.
Gjithashtu, në lidhje me takimin e tij me 29-vjeçaren, babai i foshnjës ka deklaruar se “vepra u bë, u takuam dhe befas më tha se ishte në muajin e tetë shtatzënë dhe se fëmija ishte i imi. Nuk kishim kontakte të ngushta. Ajo solli në jetë një vajzë të shëndetshme dhe pas një muaji mora vendimin të them që nuk dua ta lë në mëshirën e Zotit dhe bëra një test ADN-je. Me këtë test u vërtetua se unë jam babai. Kështu kam nisur procedurat për të marrë përgjegjësitë”.
“Bëra gjithçka për fëmijën, doja ta njihja dhe sot 01.05.2023 fëmija im është këtu. Sot do të ishte ditëlindja e saj. Unë e kisha gati dhomën e saj, për Zotin. Në përgjithësi, në total mbi 20-25 ditë nuk e kishte kaluar natën në shtëpinë time”, shtoi babai i foshnjës 11 muajshe.