Nëna dhe djali humbin jeten diten e sotme ne Deçan

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Deçanit, ku dyshohet se një nënë dhe djali i saj janë mbytur në një pishinë. Lajmin e konfirmoi kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Na e keni vrarë zemrën sot! Lagjës sonë do t’i mungojë buzëqeshja dhe mirësia jote, Elzina Halit Ramosaj, dhe birit tënd, Elonit!” shkroi kryetari Ramosaj, duke shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje tragjike.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se fëmija ka rënë aksidentalisht në pishinë, ndërsa nëna ka tentuar ta shpëtojë, por fatkeqësisht asnjëri nuk ka mundur të mbijetojë.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.