Burrë e grua, Amie Walton, 30 vjeç dhe Chris Mills, 42 vjeç, nga Birmingham, ndërruan jetë brenda disa javësh nga njëri-tjetri. Së pari ai me një uΙçerë, pastaj ajo u kαp nga semudnje e rende. Të vegjlit i janë besuar gjyshes nga nëna: “Do të bëjmë gjithçka për t’i rritur sa më mirë”
Çifti la pas dy fëmijë, Harry dhe Mia (përkatësisht 8 dhe 6 vjeç). Historia emocionoi Anglinë. Ajo, 30 vjeç, vυante prej disa kohësh nga semundja e mëΙçisë dhe zσrrëve dhe burri i saj Chris i ka qenë gjithmonë pranë në këtë periudhë.
Por semundja tashmë ishte përhapur edhe në mushkëri, dhe ajo e dinte se i kishte mbetur vetëm pak kohë për të jetuar. Askush nuk e priste që burri të ndërronte jetë para saj.
42-vjeçari u shυa gjatë natës nga një uΙçerë në stomak, e cila nuk i la shpëtim. E shoqja e gjeti pa jetë në shtrat pranë saj një mëngjes.
Dy fëmijët e çiftit iu besuan gjyshes së tyre nga nëna Tracey: “Ne po përgatiteshim për humbjen e pashmangshme të Amy, kur mësuam për Chris. Është diçka që nuk kam fjalë ta shpjegoj”, thotë gruaja.
Gjyshja e fëmijëve përpiqet të shikojë përpara: “Ne do të vazhdojmë të jetojmë me kujtimin e tyre në zemrat tona dhe do të bëjmë çmos që fëmijët e tyre t’i rrisim sa më mirë.”