Nena lindi binjak dhe nuk e priste qe ngjyra e lëkures se tyre te ishte krejtësisht e ndryshme.
29 vjecarja pyeti nese foshnjat e saj Ayon dhe Azirah janë të dy të sajat pasi i lindi në prill.
Pasi djali i saj Ayon u lind në spitalin e qytetit Nottingham me lëkurë të hapur dhe sy të gjelbër, nuk nu i besoj syve kur lindi vajzën e saj Azirah, e cila kishte një ngjyre shumë më të errët dhe sy kafe.
Lindje të tilla janë kaq të rralla, saqë ekspertët e gjenetikës i kanë vlerësuar më parë në një në një milion.
Infermierja ndihmëse Chantelle thotë se ajo duket e bardhë, por ka një racë të përzier për shkak se ka një gjysh nga nëna nigeriane, ndërsa babai Ashton, gjithashtu 29 vjeç, është gjysmë xhamajkan, gjysmë skocez.
Nëna e tre fëmijëve zbuloi se binjakët nuk dukeshin shumë të ndryshëm nga njëri-tjetri në lindje, por me kalimin e javëve, çehrja e lëkurës së Azirah filloi të bëhej më e errët dhe më e errët.
Nderkohe ajo eshte e cuditur me femijet e saj.