MILANO-Enea i vogël, i lënë ditën e diele nga e ëma në ne nje kosh pran spitalit. Por nena e tij ka lene nje leter ne trupin e djalit.Femija ishte 2.6kg dhe eshte ne gjendje te mire shendetsore.
“Përshëndetje, quhem Enea. Kam lindur në spital sepse nëna ime donte të ishte e sigurt që gjithçka ishte në rregull dhe të ishim sa më shumë bashkë”. Një mesazh i shkruar në vetën e parë, sikur fëmija të fliste, por i shkruar nga nëna biologjike. “Është super i shëndetshëm dhe të gjitha analizat e bëra në spital janë ok”, qetëson gruaja. Arsyeja e braktisjes është shpjeguar nga nëna në pamundësinë për t’u kujdesur për të voglin pavarësisht afeksionit që e lidh me të.
Gjykata do t’ia besojë fëmijën një familjeje që tashmë ishte vënë në dispozicion dhe ishte vlerësuar si e përshtatshme për të pritur një fëmijë të braktisur nga prinderit. Tashme Enea ka nje familje te re.