Një nënë ‘e mrekullueshme’ e dy fëmijëve që kaloi 16 muaj në spital pasi kishte shkuar te doktori me simptoma të ftohti, tragjikisht ka vdekur, njoftonin dje mediat në SHBA.
Emily Presley, nga Kentucky në SHBA, kishte shkuar te doktori i familjes në maj 2022 por asaj iu rekomandua të shtrohej në spital, ku u vendos në regjim ventilatori dhe më pas iu krye një transplant mushkërish prej një infeksioni të rëndë që i thanë se kishte kontaktuar.
Megjithse Emily Presley, përshkruhej më parë si një “imazhi shëndetit”që shumë rrallë sëmurej, papritur gruaja nisi simptomat e infeksionit qe i trazuan presionin e gjakut, shtuan rrahjet e zemrës dhe ulën nivelin e oksigjenit, shkruan rrjeti britanik The Mirror.
Pas përkeqësimit 43-vjeçarja tragjike u vendos në gjendje kome artificiale nga mjekët dhe kaloi katër muaj duke marrë frymë me një ventilator të avancuar që zëvendësonte punën e zemrës dhe mushkërive të saj.
Doktorët e spitalit Thoracic Institute në Chicago vendosën se Emily kishte nevojë për mushkëri të reja dhe kryen transplantin e parë. Por trupi i saj reagoi negativisht dhe mushkëria u hoq, teksa gruaja u vendos në listë pritjeje për një tjetër mëlçi.
Pas 24 orësh gruaja mori një tjetër mushkëri të përshtatshme dhe doktorët thanë që ndërhyrja u krye me sukses. Emili ishte mësuese shkence dhe inxhinierie në shkollën fillore të Fayette County.
Bashkëshorti i saj Jeff tha se pas një përmirësimi gruaja u lejua të kthehej në shtëpi në fund të vitit 2023. “Doktorët e infermierët thonin se ishte një grua e fortë dhe e dashur që nuk dorëzohej”, shtoi ai.
Emily tha asokohe se ishte e lumtur për kthimin pas disa muajsh në spital.
“Ishte e vështirë por kam pasur mbështetjen e familjes, bashkëshortit Jeff dhe të miqve të tjerë,” thoshte e ndjera në nëntor.
Ajo planifikonte të rikthehej në shkollë për të dhënë mësim por papritur shëndeti i saj u përkeqësua dhe familja njoftoi vdekjen e saj të martën.
Pa dhënë detaje të asaj çfarë kishte ndodhur, familjarët njoftonin: “Ajo ishte gati, i dha të gjitha forcat që kishte”. Motra e Emily, Leslie Cunningham shtonte: “Shkëlqimi i Emily ishte shumë i madh, ajo i prekte njerëzit thellësisht”.
Një faqe donacionesh është ngritur për të përballuar shpenzimet mjekësore dhe të jetesës në Chicago që ka mbledhur deri tani $100,000. Familjarët e Emily thonin se të shtunën do të mblidheshin për të celebruar jetën e saj në një drekë, të ndjekur nga një shërbesë memoriale. Pjesmarrësve u këshillohej të vishnin ngjyra të ndezura për të përfaqësuer jetën e saj.