Nena 42 vjecare humb jeten bashke me vajzen 3 vjecare ne aksident

Nje ngjarje e rende ka ndodhur diten e sotme ne Kosove ku mesohet se ka humbur jeten nena dhe vajza e saj 3 vjec.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën Dragash-Zhur ku makina eshte perplasur dhe nena 42 vjecare dhe vajza e saj jane derguar në spitalin e Prizrenit dhe me pas kane humbur jeten.

“Më datën 03.06.2024, rreth orës 10:50 është raportuar për një aksident trafiku të ketë ndodhur në rrugën Dragash-Zhur (Laku i Keq). Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë kompetente policore të cilët menjëherë kanë dalë në vendngjarje.

Bazuar në informacionet e para në këtë aksident janë të përfshira një kamion me rimorkio dhe një automjet i udhëtarëve, si pasojë e këtij aksidenti dyshohet se dy persona kanë ndërruar jetë ( një grua 42 vjeçare dhe një fëmijë 3 vjeçar ), vdekjen e tyre e ka konstatuar stafi kompetent i emergjencës se spitalit rajonal në Prizren, ndërsa për rastin tjetër vdekjen e kanë konstatuar emergjenca e QKUK-ës në Prishtinë, pasi që personi për shkak të lëndimeve është dërguar në Prishtinë”, thuhet në njoftim.