Greqi- Detaje mësohen nga ngjarja me protagoniste një nënë që hodhi në digën e lumit foshnjën e saj e më pas shkoi e bëri qef në hotel. Mësohet se 29-vjeçarja e ka hedhur foshnjën e saj në një digë në Aliakmonas.
E reja akuzohet për vrasje me dashje të foshnjës së saj 11-muajshe.
Ajo thotë se nuk e ka kuptuar çfarë ka ndodhur.
Gruaja dyshohet se ka marrë një taksi nga fshati Stavros Imathias më 31 dhjetor, me foshnjën në krahë dhe janë nisur drejt vendit ku e ka hedhur në ujë.
Më pas ajo u nis për në Aleksandri dhe qëndroi në një hotel, ku kaloi natën e Vitit të Ri.
Sapo zbardhi ai u kthye në shtëpinë ku jetonte me foshnjën, gjyshen dhe gjyshin.
Taksisti që e transportoi tregon:
“Ajo nuk dukej e mërzitur, nuk kishte një fëmijë me vete. U ul në sediljet e pasme dhe nuk tha asgjë gjatë gjithë rrugës. Sjellja e saj ishte krejt normale. E mora nga rruga kryesore, para urës”, tha taksisti, i cili u thirr nga policia për deklarim.