Silva Bino, shefja e departamentit te semundjeve infektive ne ISHP ka folur mbi numrin ne rritje te te infektuarve me Covid-19.
Gjate fjales se saj ajo tha se gjendja ne spitale eshte e rende e madje vihet re se ka edhe forma te renda tek me te rinjte.
Madje ajo shtoi se virulenca e virusit nuk ka rene dhe se ne vjeshte e dimer do te kemi perballje me dy semundje ku pervec COvid-19 kemi edhe gripin.
“Virulenca e virusit nuk ka rënë, format klinike të sëmundjes mbeten të rënda. Vjeshta apo dimri do të përballë me dy sëmundje, me koronavirusin dhe gripin. Kombinimi i këtyre dy sëmundjeve që kanë shenja klinike të ngjashme do të shtojë numrat, por edhe kërkesën për shërbime mjekësore.
Do të shihet nëse këto dy viruse do të jenë në garë me njeri-tjetrin apo dikush ti zërë vendin tjetrit. Mbetet për tu parë. Ne duhet të përgatitemi për më të keqen”, tha ndër të tjera Bino.