Të gjithë e dimë që ataku në zemër nuk mund të parashikohet, megjithatë ka disa këshilla të dobishme të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën, nëse e gjeni veten përballë një situate të tillë.
Shpresojmë, që të mos ju duhet ta zbatoni kurrë këtë këshillë, por është mirë të dini se mund të ndihmoni veten apo dikë tjetër, para se të vijë ambulanca.
Shumica e njerëzve kalojnë në panik dhe nuk dinë çfarë të bëjnë kur dyshojnë për infarkt miokardi.
Kjo bën që të bien pa vetëdije për çështje sekondash.
Por, edhe pse keni vetëm disa sekonda për të reaguar ka diçka që mund të bëni, që me shumë gjasa do ju shpëtojë jetën.