Në përvjetorin e parë të martesës bashkeshorti i Hueyda el Saied na perlot te gjitheve me fjalet qe thote

Ndarja e parakohshme nga jeta e Hueyda El Saied ishte dicka qe nuk e prisnim jo vetëm familjarët dhe miqtë e saj më të afërt, por edhe me mijëra shqiptarë që u rritën me imazhin e saj në ekran. Por sigurisht, më shumë nga të gjithë, mungesën e saj e ndiejnë Gabrieli dhe bashkëshorti i saj, Thierry, me të cilin Hueyda do të lidhte kurorë 18 dhjetorin e vitit të shkuar.

“Unazat i kishim zgjedhur prej kohësh te një argjendar i njohur, por ngaqë ndryshuam datën e martesës për 18 dhjetor në unazat tona është shënuar data 11 dhjetor. I vetmi luks material që patëm mundësi të shijonim ishte limuzina që erdhi na mori në shtëpi për të na shoqëruar në bashki e pasi thamë “PO”, së bashku me dy mikeshat tona shijuam shampanjën dhe muzikën duke bërë xhiro nëpër Luksemburg.”-do të shprehej artistja e ndjerë një vit më parë, në një rrëfim për “Who”.

Sot ata të dy, Thierry dhe Hueyda, do të festonin përvjetorin e martesës, dhe ai i ka dedikuar asaj fjalët më të bukura, krahas disa fotove nga dita e celebrimit.