Moderatori Drini Zeqo edhe pse ka vite në ekran dhe pjesë e mediave, i ftuar në intervista e emisione kur është pyetur për jetën e tij private nuk ka zbuluar asgjë më shumë.
Megjithatë së fundmi me anë të një postimi në Instagram, Drini ka pranuar se është në një histori dashurie.
“Nuk jam i sigurtë nëse jemi takuar në momentin e duhur, por meqë jemi të dy këtu, le të provojmë më të mirën tonë”, shkruan Drini duke lënë të kuptohet se po përpiqet ta mbajë këtë lidhje dashurie.