Ekipi shqiptar, i cili ndodhet në zonën e shkatërruar nga tërmeti në Turqi po punon pa ndërpreje për të shpëtuar jetën e ndodhura nënë rrënoja.
Ata kanë arritur të nxjerrin të gjallë një 5-vjeçar dhe fatkeqësisht trupat e 6 personave të tjerë.
Ministri Niko Peleshi shkruan se trupat e FA në sfidë me rrënojat, motin e ftohtë e lodhjen janë duke punuar prej orësh pa ndërprerje.
Peleshi: Në sfidë me rrënojat, motin e ftohtë e lodhjen, trupat tanë të FA janë duke punuar prej orësh, pa ndërprerje duke shpëtuar jetën e një fëmije 5 vjeç dhe duke nxjerrë nga rrënojat 6 trupa të pajetë në zonën e Mallatjas, në Turqi.
Skuadrës së parë sapo i janë bashkuar edhe forcat të tjera nga Shqipëria në këtë betejë për jetën, nderkohe në dispozicion për të shtuar mbështetjen.