Duket sikur e Islanda ka fituar betejën me infeksionin, tha Kryeministri i vendit në një intervistë dhënë së fundmi.
Studentët janë në klasa. Adhuruesit e festave janë në bare dhe restorante. Turistët janë të mirëseardhur. Vendi nuk ka regjistruar asnjë rast të transmetimit të brendshëm Covid-19 për javë të tëra dhe ka arritur të mbajë larg variante të reja të rrezikshme, pa mbyllur kufijtë.
“Nëse mendoj për këtë pandemi, ajo që bie në sy me të vërtetë është, se si ka marrë pjesë publiku Islandez, se si njerëzit kanë vendosur vërtet besimin e tyre në këshillat e ekspertëve dhe shkencëtarëve,” tha Jakobsdóttir.
“Ata në fakt kanë ndryshuar sjelljen e tyre”, shtoi ai.
Shumë vende të tjera kanë vendosur bllokime të rrepta kombëtare për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit, por Islanda nuk ka përdorur masa kaq ekstreme.
Në vend të kësaj, vendi është përqendruar në një sistem rigoroz të testimit, gjurmimit, karantinës dhe izolimit – dhe u ka besuar vizitorëve dhe banorëve që t’i përmbahen asaj.
Si një ishull i largët vullkanik në Atlantikun e Veriut pranë Rrethit Arktik, me një popullsi të vogël rreth 350,000, Islanda ka përparësi të brendshme kur bëhet fjalë për menaxhimin e pandemisë.
Por Jakobsdóttir vlerëson gjithashtu sistemin shëndetësor publik, komunikimin e qartë me publikun dhe një ndjenjë të përgjithshme solidariteti për suksesin e vendit.