TIRANË- Zhaklina Gjolla nuk është më banore e shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. Natën e djeshme, moderatorja kërkoi të largohet nga gara, ndërsa gjithçka iu komunikua pjesës tjetër me zarfin e kuq të lexuar nga Amosi.
“Vëllai i Madh dëshiron të njoftojë se Zhaklina pas një gjendje të rënduar psikologjike dhe konsultës me psikologun, ka kërkuar të lërë menjëherë shtëpinë. Gjendja e saj tani është mirë dhe ju uron të gjithëve suksese”, lexoi Amosi.