Një dhëndër u qëllua për në Meksikë vetëm pak çaste pasi u martua gjatë fundjavës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Marco Antonio Rosales Contreras, 32 vjeç, po largohej nga ceremonia e dasmës së tij në kishën Neustra Señora de La Candelaria në Caborca rreth orës 17:00 sipas kohës lokale të shtunën, kur ai u qëllua nga plumbat.
Dëshmitarët më vonë thanë se të shtënat erdhën nga një burrë i vetëm i paidentifikuar, i cili u largua me vrap.
Antonio, një inxhinier kompjuteri nga Guadalajara.
Motra e Antonios, Michelle Adriana, 23, u qëllua gjithashtu pas shpine. Ajo u trajtua në spital dhe u lirua disa orë më vonë.
Të dielën mbrëma, zyrtarët shtetërorë njoftuan se asnjë linjë hetimi nuk ishte përjashtuar.