Tashme normat e reja te udhetimeve ajrore kerkojne qe cdo pasagjer qe do te udhetoje me aeroplan e ka te detyrueshme te mbaje nje maske gjate udhetimit.
Ket te hene JETBLUE ka njoftuar se duke nisur nga data 4 Maj te gjithe pasagjereve do tu kerkohet mbajtja e maskes gjate udhetimit. Firma ka shprehur se kjo eshte etika e re ajrore, pasi vendosja e maskes nuk ka te beje me veten por eshte per te mbrojtur te tjeret perreth.
E njejta deklarate u be edhe nga American Airlines dhe Delta te cilet kane vendosur qe pasagjereve t`u sigurohet maske qe mbulon hunden edhe gojen, qe ne piken e kontrollit e pergjate gjithe udhetimit, se bashku me dezifentantet.
Ne fillim te Majit do te nisi shperndarja e maskave dhe mendohet se do te perhapet si norme ne te gjitha fluturimet si edhe per punonjesit qe kane nisur qysh kete jave me kete mase sigurie.
Per udhetaret maskat do te jene te disponueshme ne sportelet e biletave, neper porta e madje edhe aeroplane.
Madje edhe ne Kanada, Ministri i Transportit njoftoi ne date 17 Prill se mbajtja e maskave do t`u kerkohet pasagjereve qysh nga data 20 Prill, te mbajne veshur maskat ne aeroportet kanadeze.