Sipas kryeministrit Rama do te ndryshojne masat lehtesuese pershembull Gjirokastra dhe Dibra do jene qytete me te hapura ne krahasim me Krujen.
Nderkohe per Durrësin dhe Tiranën, lehtësimet në lëvizje do të jenë të graduale, për shkak të fluksit të madh të popullsisë në këto qytete.
Ja si shprehet Kryeministri Edi Rama:“Ne hyjmë në grupin e vendeve më të suksesshme aktualisht, në dy parametrat kryesorë. Numri i jeteve te humbura në raport me 1 milion banorë dhe numri i të prekurve në raport me ata në terapi intensive. Masat kanë bërë punën e vetë.
Ne do të hapemi kudo, por jo njësoj. Përshembull në një zonë si Gjirokastra apo Dibra do të kemi më shumë lehtësime, por për një zonë si Kruja asnjë lehtësim. Për një zonë si Tirana apo Durrësi që kanë fluks, mund të kemi lehtësim të moderuar. Kjo qasje do të na garantojë një hapje shumë më të sigurtë dhe me një risk më të ulët.
Kjo qasje do të lehtësojë shumë lëvizjen me këmbë apo me automjet. Brenda disa bashkive ne mund të lehtësojmë shumë lëvizjen për të hequr atë dhimbjen e kokës për banorët e fshatit që duan të shkojnë në qytet, apo për ato familje që lejohet të dalë vetëm një person për të bërë pazarin.
Shpresojme qe te behet me mire dhe te shkojme drejte normalizimit te cdo gjeje ndaj duhet kujdese dhe ne cdo jave do kete hapje dhe masa te reja lehtesuese.