Ndryshon moti.Ja si pritet të jetë moti në javën e ardhshme

Fundjava do të jetë me mot më të butë dhe priten edhe reshjee lokalee shiu. Ndërkohë, java e ardhshme do të jetë më e ftohtë me reshje shiu dhe bore.

Nga dita e hënë, shtrirja e masave më të ftohta ajrore nga veriu i rajonit mbi vendin tonë, sjell reenie të temperaturave, e të reshurat e shiut do të përzien apo edhe shndërrohen në reshje bore, derisa në visekodrinoro malore priten vetëm reshje bore.

Edhe ditën e martë e mërkurë vendi ynë mbetet nën dominim të fushave të presionit të ulët dhe masave të ftohta ajrore, që do të mundësojnë të kemi mot të paqëndrueshëm, me vransira të ndryshueshme, e herë-herë me reshje shiu por edhe bore.