Shumë ushqime tradicionale të mëngjesit përmbajnë sheqer dhe yndyrna, kështu që këtu janë 5 alternativa të shëndetshme mëngjesi që madje zvogëlojnë shanset për të zhvilluar diabetin e tipit 2.
“Diabeti i tipit 2 është një gjendje e zakonshme që bën që niveli i sheqerit (glukozës) në gjak të rritet shumë. Mund të shkaktojë simptoma si etja e tepruar, nevoja për urinim të shpeshtë dhe lodhje. Mund të rrisë gjithashtu rrezikun për të pasur probleme serioze me sytë, zemrën dhe nervat tuaja. Prandaj një dietë e shëndetshme dhe aktiviteti fizik do t’ju ndihmojë të menaxhoni nivelin e sheqerit në gjak, si dhe të ndiheni përgjithësisht më mirë.
Pesë modele mëngjesi:
1. Drithërat për qull
Ndërsa drithërat mund të duken të shëndetshme, kini kujdes me paketimin, pasi ato shpesh janë plot me sheqerna të shtuara dhe yndyra të pashëndetshme. Alternativa më e mirë nëse gjeni drithëra organike do të ishte qulli i mëngjesit por pa i shtuar sheqerna.
2. Drithërat integrale në vend të bukës sa bardhë
Buka me drithëra integrale ka avantazhin se është më e shëndetshme dhe kështu zgjidhni opsione si buka me drithëra si thekri, me shumë fara, krunde, sojë dhe madje me fara liri.
3. Banane të grirë në vend të reçelit
Duke qenë se reçeli është i pasur me sheqer, është më mirë të kaloni në një alternativë si pureja e bananes ose hurmat apo gjalpë arroresh.
4. Peshk të yndyrshëm në vend të salsiçeve apo proshutës
Është e rëndësishme të shmangni ngrënien e shumë të mishit të kuq dhe atij të përpunuar. Ato mund të zëvendësohen në mëngjes me salmonin e tymosur që është special për zemrën. Por mos harrojmë vezët, kërpudhat dhe bukë integrale të thekur.
5. Zgjidhni fruta të plota në vend të lëngjeve
Edhe lëngjet e frutave dhe smoothiet përmbajnë sheqerna të shtuara, kështu që është më mirë të hani fruta si edhe perime të plota.
Por nëse pini lëngje frutash, është më mirë ta kufizoni atë deri në 150 ml në ditë. Ndërkohë, nëse jeni duke pirë kafe, kini kujdes nga shijet e shtuara, të cilat përmbajnë shumë sheqer.
Por VINI RE!
Përveç ushqimit të shëndetshëm, ushtrimet apo aktiviteti fizik janë gjithashtu të rëndësishme për të ndihmuar në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Duhet të synoni 2.5 orë aktivitet fizik në javë, llojin zgjidheni vetë pasi cdo gjë vlen për sa kohë që ajo që bëni ju merr frymës e ju bën të djersiteni, edhe më e pakta ecja e shpejte rreth 45 minuta në ditë është shumë në rregull. SHIKO.NEWS