Presidentja Vjosa Osmani e Kosovës ka habitur me pamjen e saj të re pas humbjes së kilogramëve të tepërta.
Ajo është grimuar profesionalisht dhe është dukur para kamerave disa vite më e re. Ky ndryshim rrenjësor i Osmanit ka bërë që qytetarët shqiptarë të Kosovës të shpërthejnë në komente.
Rikujtojmë se para pak javësh, në të gjitha mediat turke u përhap lajmi se ajo kishte kryer një ndërhyrje të kushtueshme për humbje peshe.
Sipas të përditshmes së famshme turke, “Hurriyet” Osmani e ka kryer operacionin në stomak në Antalia të Turiqë.
“Fotot e holla dhe në formë të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila prej kohësh vuan nga mbipesha, janë shpërndarë së fundmi në rrjetet sociale. U kuptua se Osmani e ka hequr peshën e tepërt me një operacion që ka bërë në Antalia” thuhet në shkrim.