Ndodh vetem ne Shqiperi. Mbulohet busti i Vace Zeles me kiosk

Fotoja e mësipërme është shkrepur mbrëmjen e sotme në qendër të qytetit të Lushnjës, aty ku bashkia ka menduar të organizojë një festival për banorët e vetë. Aty ndodhet dhe busti i ta madhes Vaçe Zela.

Organizatorët e kanë “lënë në hije” ose kanë bërë një gabim të paqëllimshëm, duke i vendosur përpara një kioskë për shitjen e birrave. Faqja e qytetit në rrjetet sociale ka publikuar foton dhe kërkon reagim nga strukturat përgjegjëse.

“Kjo eshte gjeja me skandaloze qe mund te shikohet!!Nuk e di nese vjen si pasoje e mos kordinimit nga organizatoret e eventit apo ndonje gabim nga punojesit por kjo eshte e pa tolerueshme.

Ne menyre urgjente Bashkia Lushnje dhe Organizatoret e eventit duhet te marrin masa urgjentisht dhe te bejne largimin e kesaj kjoske e cila ze pamjen e bustit te ikones se qytetit tone “Vaçe Zela”-, thuhet në reagim.