👩⚕️👨⚕️Për herë të parë në Shqipëri, kryhet në Spitalin e Shkodrës 🏥 teknika që shmang bypass-in e zemrës.
Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Priv-Doz. Dr. Aurel Toma, PhD 👨⚕️👨⚕️kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës.
Falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij, si dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde”.
✅ Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, që sjell standarde dhe praktika ndërkombëtare për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në vend.