Ndodh per here te pare ne QSUT. Operacioni i rrallë dhe rikuperim më të shpejtë.

🧑‍⚕️🩺👨‍⚕️ Për herë të parë në Shqipëri, në institucionet shëndetësore publike, realizohet me sukses Prostatektomia Radikale Laparoskopike (LRP) në QSUT “Nënë Tereza” 🏥
Pacienti 62-vjeçar, i diagnostikuar me kancer të prostatës, iu nënshtrua një ndërhyrjeje mini-invazive që siguron më pak traumë, më pak komplikacione dhe rikuperim më të shpejtë.
Ky moment historik për urologjinë shqiptare dëshmon përparimet teknologjike në shërbimin shëndetësor publik.
#Mirënjohje për ekipin operator, i përbërë nga kirurgu urolog Dr. Shk. Aurel Janko, kirurgu Dr. Orjent Hasanaj, anesteziste-reanimatore Dr. Zamira Hysenaj, instrumentare Eliora Goxhabelliu dhe kryeinfermiere Trendelina Rexhmataj🧑‍⚕️👨‍⚕️🩺