Ndodh per here te pare.Binjakët lindin në ditë të ndryshme në muaj të veçantë dhe vite të ndryshme

Keli Scott kishte shume arsye per te festuar kete fillim viti. Ajo lindi vajzën e saj të parë Annie në orën 23:55 më 31 dhjetor dhe vajza e dytë Effie në 12:01 të mëngjesit të 1 janarit 2023.

Keshtu ky eshte nje rast i rralle ku nena lindi binjaket e saj ne dite te ndryshme ne muaj te ndryshem dhe ne vite te ndryshme.

Vajzat e sapolindura kishin dale nga parashikimi i mjekeve te cilet kishin planifikuar nje lindje cezariane ne 11 janar per te dy binjaket.

Keli u shtrua në spital pasi kishte probleme me presionin e larte te gjakut pas një kontrolli më 29 dhjetor. Pikërisht atëherë çifti nga Teksasi, SHBA , kuptoi se binjaket e tyre mund të ishin foshnjat e para te Vitit të Ri.

Doktorët në Spitalin e Teksasit vendosën të kryejnë prerje cezariane menjehere në mesnatën e Vitit të Ri, duke e bërë atë të ketë binjaket më unikë.

Annie ishte e bebja fundit e spitalit për vitin 2022 ne 23:55, ndërsa Effie Rose ishte e bebja e parë e vitit 2023 në orën 12:01!

Cifti Keli dhe Cliff tashmë kanë filluar të planifikojnë festimet e ditëlindjes së vogelusheve të tyre në vitet në vijim. “Do të duhet të fillojmë ta festojmë pak më ndryshe tani.

Perktheu. M.C.
Shijejete.com