Ndodh në spitalin e Fierit operacioni i rrallë që shpëton jetën e pacienteve

Në Spitalin Memorial të Fierit po vijon me sukses realizimi i procedurës urgjente të trombektomisë, një ndërhyrje jetëshpëtuese që heq mpiksjen e gjakut në arteriet e trurit, duke rikthyer qarkullimin normal të gjakut dhe duke minimizuar dëmet neurologjike.

Kjo arritje është rezultat i bashkëpunimit të shkëlqyer të ekipit multidisiplinar 🇦🇱🤝🇹🇷, të dr. Hasan Bayindir, Ümit Gorgulu, dr. Klaudio Disha, dr. Kjanda Elpenoria, dr. Turhan Guler, dr. Arlinda Abazaj, dr. Mesut Karatas, si dhe teknikëve Halil Ibrahim Ozkan, Temel Acar dhe Evis Maqina.

✅ Zbatimi i autonomisë menaxheriale ka sjellë një gamë më të gjerë shërbimesh dhe po garanton kujdes shëndetësor cilësor, me teknologji të avancuar dhe kapacitete të larta profesionale.