Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër, ku Zyhdi Shpejtimi qëlloi me thikë nipin e tij Bledar Trashani. Ky i fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës në sallën e reanimacionit. Sipas mjekëve 44-vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën.
Trashani ka marrë një plagë të rënda në bark, duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë.
Ndërsa 78-vjeçari, daja i të plagosurit, mësohet se në momentin kur ka qëlluar me thikë nipin e tij ka qenë në gjendje të dehur. Ai u arrestua menjëherë nga blutë e Shkodrës. Pas arrestimit Shpejti i ka deklaruar se ka qëlluar nipin e tij pasi ka menduar se i ka ngacmuar nusen.
Nipi e ka sqaruar se ky pretendim është absurd, por daja nuk është bindur dhe në gjendje të dehur ka marrë një thikë në shtëpinë e tij dhe ka plagosur rëndë 44-vjeçarin Trashani. Zyhdi Shpejtimi akzuohet për “vrasja e mbetur në tentativë”.