Nje tjeter cudi eshte regjistruar ne Librazhd, nje gjel ka bere nje veze e cila eshte pothuajse sa dyfishi i vezeve normale.
Kjo ka ndodhur ne shtepine Llazi V. nje ish veterineri. Zenepja e zonja e shtepise tregon:
“Dy tre dite qe se shikoja mire gjelin, rrinte ne furrik.
Epo thash une vete pas pulave. Prit se po del, s’ka. Kur shikoj une, vezen ky. Besome qe me dridhesh trupi edhe syte me lot mu mbushen nga ajo qe pash. O Zot u permbys dynjaja thash. Kam rritur gjithe keto pula, gjithe keto gjera, derra, nuk ka bere vaki qe te vete une, se nuk dilte gjeli mezallah nga furriku, ngrohte veze. Allah thash une, ga ka ky mo qe rri kshu kur shikoj une, vezen”.
“Si ky gjel dhe ajo pule nuk ka dale ndonjehere, kam 30 vjet qe, megjithese jam dhe specialist, jam veteriner”.
Familja e Llazi V. jeton ne qytetin e Librazhdit dhe ka mbajtur shpend e derra edhe para viteve ‘90. Nderkohe te zotet e gjelit perjashtojne mundesine e ndonje kryqezimi sepse nuk ka asnje pule apo shpend tjeter afer.