Një ndërhyrje e vështirë është realizuar me sukses në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë. Mjekët e Neurokirurgjisë kanë kryer ndërhyrjen delikate në tru me pacientin zgjuar. Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila teksa ka ndarë një video në Facebook.
“Një ndërhyrje delikate në tru me pacientin zgjuar, është realizuar me sukses nga ekipi i #Neurokirurgjisë në #QSUT, duke i shpëtuar jetën të riut 24-vjeçar.”, shkruan Manastirliu. Mjekët zbuluan tumorin në trurin e të riut pak vite më parë por ndërhyrjen vendosën ta kryejnë së fundmi.
Siç shpjegon mjekja në video, tumori ishte në një zonë të rëndësishme për funksionimin e fytyrës. Pasi tumori vazhdoi të rritej, mjekët u detyruan të kryenin një ndërhyrje. Por atyre iu desh që ta bënin këtë nëpërmjet kirurgjisë zgjuar duke marrë parasysh dhe rreziqet që vinin për 24 vjeçarin.