Disa vajza janë bërë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare për të surprizuar shoqen e tyre Olgerta e cila ka h umbur dy njerëz shumë të dashur të familjes nga Covid-19.
Që nga ai moment ajo nuk ka shkuar më në shkollë.
Në emision ka qenë edhe nëna e saj e cila ka treguar historinë e Olës me një p roblem fizik, por kjo gjë nuk e ka penguar atë të shijojë jetën dhe të ndihet njeri normal si të gjithë.
Ndërsa moderatori Ardit Gjebrea i kërkon Olës që ajo të mos veshë më rroba të zeza dhe ajo pranon.
Më pas Gjebrea i kërkoi që t’i premtojë që të mos e veshë më trikon e gjyshes, por ta vendosë në një vend.
Këtu Ola u ndje në siklet dhe nuk pranoi për një moment, moderatori i ulet në gjunjë dhe vajza nuk mund ta refu zonte dot duke i premtuar se nuk do e vishte më.