Turistët e banorët vendas u evakuuan nga një resort mjaft popullor në ishullin grek Lesbos, pasi një zjarr shkatërroi shtëpitë dhe zonën e plazhit të njohur si Vatera.
Zjarri nisi të shtunën në mëngjes dhe nuk është vënë ende nën kontroll, pavarësisht se zjarrfikësit po përdorin edhe helikopter për të shuar flakët, ndërsa priten përforcime nga rajone të tjera të Greqisë.
Të mërkurën, zjarri që përfshiu sipërfaqe të mëdha në malet pranë Athinës shkatërroi disa shtëpi dhe detyroi qindra persona të evakuohen.
Vitin e kaluar, për shkak të zjarreve në vend, u shkatërruan 121 mijë hektarë pyje në të gjithë Greqinë, gjatë asaj që u vlerësua si vala më e keqe e të nxehtit në 30 vitet e fundit.