Ndërron jetë zyrtarja e Ministrisë së Kulturës: Ishte në lule të rinisë

Ministrja Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Vlora Dumoshi, ka njoftuar për v dek jen e zyrtares Vlera Fetahaj.

“Vlera ka qenë një model i një nëne e gruaje të suksesshme dhe si zyrtare e ministrisë duke kryer çdo detyrë me përgjegjësi dhe profesionalizëm dhe ne në ministri ndjehemi krenarë që kemi pasur rastin ta njohim e të punojmë me të”, ka shkruar Dumoshi në Facebook.Ndërsa, shkaqet e v dek jes nuk janë bërë të ditura.

Postimi i plotë:

Të nderuara familjet Rugova e Fetahaj,Me pi këllim e mora lajmin për ndarjen nga jeta, në moshë të re të familjares tuaj, Vlera Fetahaj, zyrtares tonë, të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Vlera ishte bija e juaj, grua e nënë, ndërsa për ne ishte një zyrtare e cila e ka dhënë kontributin e saj të pashoq në kuadër të Departamentit të Trashëgimisë Kulturore.