André Leon Talley, gazetar i modës dhe ish-drejtor artistik i Vogue, ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare.
TMZ raportoi se Talley kishte ndërruar jetë të martën në një spital të Nju Jorkut.
Një personazh më i madh se jeta, Talley ishte një figurë pioniere në botën e modës, siç njihet për komentet e tij thumbuese. Në një karrierë që zgjati gjashtë dekada, Talley përdori pozicionin e tij për të mbrojtur diversitetin në pistë dhe në prapaskenë në botën e modës.
Karriera e tij nisi nga një intership me ish-redaktoren e Vogue Diana Vreeland në Metropolitan Museum of Art në 1974. Kjo e fundit u mahnit nga talenti dhe aftësitë e tij, duke i dhënë kështu kontaktet e saj për të nisur punë brenda kësaj industrie. Emri i tij do të arrinte kulmin e njohjes pas punës në US Vogue, ku u bë drejtuesi i lajmeve të revistës e më pas drejtori artistik deri në 1995-ën.