Ndahet nga jeta papritur këngëtari i njohur korçar

Është ndarë nga jeta një prej pjesëtarëve dhe njëkohësisht solist i ”Korit Lira” në qytetin e Korçës, Vaso Qirinxhi. Lajmi është bërë publik nëpërmjet një postimi nga “Qendra e artit dhe kulturës” ne qytetin e Korcës, e cila shkruan:

Ndahet nga jeta këngëtari Vaso Qirinxhi!

Mirënjohje të thellë për kontributin e jashtëzakoshëm në jetën artistike të qytetit! Ikja e profesor Vasos është një humbje për qytetarinë Korçare, Korin “Lira”, artdashësit që e duartrokitën gjithë jetën zërin e tij të rrallë.

Të prehesh në paqe i dashur Vaso!