Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e shkrimtarit Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko.
Lajmin e kanë bërë me dije në rrjetet sociale miqtë dhe të afërmit e Atalanyta Pasko. Pasko ka ndërruar jetë pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën e ka humbur duke mbyllur sytë sot përgjithmonë.
Antalanta Pasko ishte regjizore montazhi në Kinostudio. Ajo ka lindur më 23 prill të 1951 në Tiranë, ku edhe kreu shkollën e mesme të përgjithshme. Një emër i njikur në montazhin e filmit shqiptar, edhe për vetë faktin që është e bija e Mitrush Kutelit.
Në vitin 1970, fillon punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit. Pas një specializimi të shkurter, montoi filmat e parë dokumentarë “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjienë” të dy me regji të Mit’hat Fagut.
U dallua që në fillim për inteligjencë dhe përparim të shpejtë. Kryen paralelisht me korrespondence studimet e larta për gjuhe-letersi duke pervetesuar gjuhën frenge dhe italiane. Filmi i parë artitik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Në fillim të verës” (1975), i cili fitoi Cmimin e parë në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.
Me pas ajo kryen montazhin e mbi 20 filmave artistike që dallohen për një montim funksional dhe cilësi të lartë: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) për të cilen u nderua me cmim për komponentet në Festivalin e 6- shtë të Filmit Artistik Shqiptar në tetor 1985; “Fushë e blerte, Fushë e kuqe (1984); “Treni niset në shtate pa pesë” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.