Eshte ndare nga jeta diten e sotme Tariko Naço. Infermieira dhe mami e Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”.
Pas nje lufte te gjate me semudjen e kancerit ajo nuk ja doli ta mposhte semundjen.
“Ndarja nga jeta pas një sëmundjeje të rëndë e mamísë/infermieres Znj.Tariko Naço është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e saj, por edhe për stafin e Spitalit Universitar Obstetrik GJinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, ku ajo punoi me korrektësi, profesionalizëm dhe përkushtim.
Në hidhërimin e familjarëve, të dashurëve dhe fëmijëve të saj merr pjesë çdo punonjës i Spitalit tonë duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta dhe vlerësimet më të larta për Tarikon si grua, si nënë, si punonjëse, si shoqe dhe si motër.
Do e kujtojmë gjithmonë “, shkruhej në njoftimin e spitalit “Mbretëresha Geraldinë”.