Eshte ndare nga jeta gazetaren e njohur Afërdita Selimi.
Ajo mbylli syte ne moshen 68 vjecare nga semundja e rende.
Aferdita ishte gazetare në RTSH dhe një ndër themelueset e gazetarisë ekonomike.
Aferdita la pas në arkivin e Radio Tiranës dhe RTSH, me mijëra kronika dhe shumë emisione.
LAJM I TRISHTË
Të dashur Kolegë,
Me pikëllim po ju njoftoj për ndarjen nga jeta të koleges dhe shoqes sonë Afërdita Selimi. Afërdita, një prej gazetareve më të suksesshme të ekonomisë në vendin tonë, ndërroi jetë e qetë pranë familjes së saj, pas një sëmundjeje të gjatë.
RTSH, vendi ku Afërdita u rrit dhe punoi gjithë jetën, do hapë dyert për Ceremoninë e Homazheve: e premte, 23 Shkurt, ora 10:00-11:00. Holli i Radio Tiranës.
Në emër të grupit organizator të gazetarëve, dhe si një mik e koleg i Afërditës,
Bardhi Sejdarasi dhe Alban Tartari