Një lajm i trishtë ka ardhur mëngjesin e sotëm. Profesori i letërsisë angleze, Refik Kadija, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe, jo vetëm te familjarët e tij por te të gjithë kolegët, studentët dhe të gjithë ata që gjatë jetës së tyre janë ndashur sikur qoftë njëherë me veprat e tij.
Refik Kadija ishte një nga arsimtarët e dalluar që sa e sa brezave u mësoi gjuhën e Shekspirtit.
Ashtu si dhe miqtë e përshkruajnë, Kadija ishte profesori i cili vraponte për të kapur urbanin dhe për të qenë në auditor më herët që t’u jepte brezave të rinj nga dija e tij.
Refik Kadija ka lindur në Shkodër të Shqipërisë në vitin 1941. Gjatë karrierës së tij të begatshme pedagogjike, akademike dhe shkencore është marrë jo vetëm me mësimdhënie, por ka shkruar edhe libra, monografi, punime shkencore dhe profesionale, ka përkthyer disa vepra të letërsisë angleze, si dhe ka marrë pjesë në një mori kongresesh, simpoziumesh dhe konferencash shkencore jashë vendit.
Profesor Kadija ka qenë një ndër anglistët e parë dhe më të shquar në botën shqiptare dhe një ndër themeluesit e Departamentit të anglishtes në Universitetin e Tiranës.
Thënë shkurt, Refik Kadija ka qenë nga ato talentet shumëfishe që kanë pasur fushëveprimtari shumë të gjerë, të begatë dhe që veprimtarinë e tyre e kanë shprehur në forma të nduarduarshme shkencore dhe akademike