Eshte ndare nga jeta diten e sotme infermierja e pediatrisë në QSUT, Liljana Veliaj, në moshën 59-vjeçare.
Njoftimi i Qendrës Spitalore “Nënë Tereza”:
Infermierja e Pediatrisë, Liljana Veliaj, është ndarë nga jeta papritur si pasojë e një arresti kardiak në 08.07.2024 në moshën 59-vjeçare.
Lili, ishte shumë korrekte dhe puna për të ishte pasioni më i madh. Ajo i donte shumë pacientët e vegjël me të cilët punonte çdo ditë si infermiere.
Lili, ishte përherë e para që vinte në shërbim për të hapur dhomën e konsultës së endokrinologjisë me shumë dashuri e pa vonesa, por mëngjesin e 8 korrikut, ajo nuk mundi dot të mberrinte.
Lili la pas shumë dashuri, respekt dhe vlera njerëzore e profesionale.
QSUNT i shpreh ngushëllimet familjarëve të saj